Armata merr 78 milionë dollarë nga SHBA për modernizim, pajisje dhe zhvillim të kapaciteteve

Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr 78 milionë dollarë mbështetje amerikane në zhvillimin e kapaciteteve të saj, modernizimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.

Mbështetja e SHBA-së ka për qëllim arritjen e objektivave të aftësisë së NATO-s dhe rritjen e ndërveprimit me forcat e armatosura të SHBA-së dhe aleatët e Aleancës.

Anëtarësimi në NATO është një tjetër katalizator për bashkëpunim edhe më të fortë midis aleatëve si Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, duke forcuar kështu mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik afatgjatë në zhvillimin e aftësive ushtarake. Këto 78 milionë dollarë janë mbështetje e rëndësishme në zhvillimin e kapaciteteve, duke pasur parasysh se në 30 vitet e fundit, përmes programit të ndihmës ushtarake ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar pajisje ushtarake me vlerë 160 milionë dollarë.

Portofoli i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara është vërtet i pasur dhe gjithëpërfshirës dhe përfshin trajnime përmes programit MIL-2-MIL, aktivitete ushtrimore, trajnime jo kinetike, d.m.th. asistencë për ABHO, kibernetikë, bashkëpunim civilo-ushtarak, zhvillim të objekteve mjekësore, edukimi për zyrtarët administrativë, ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, një proces i përbashkët i pajisjes dhe modernizimit përmes dhjetë ekipeve të integruara të projektit, ekipeve dhe këshilltarëve me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut me qëllim të ndihmës në zhvillimin e mbrojtjes etj./KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share