Shkoi të mbledh thana – sulmohet nga ariu!

76 VJEÇARI SHPËTON, POR KA LËNDIME TRUPORE NË PJESËN E SHPINËS

Shkoi në pyll për të mbledhur thana por u ndalua nga një ari. 76 vjeçari rrëfen se u sulmua nga ariu  i cili së pari ka shtyrë atë dhe pastaj ka lënduar atë në pjesën e shpinës.

“Përnjëherë mu vërsul, deshta të çohem por ajo më shtyu dhe u shtrina. A të goditi ariu? Jo nuk më goditi vetëm më shtyu. Deshta të mbrohem por nuk munda”, tha Minçe Ramçevski.

Gjyshin Ramçe shkoi ta vizitojë edhe drejtori i QMK-së Stojançe Angellov. Sipas tij ariu ka qenë rreth 500kg.

“Kur rash poshtë më kapi këtu dhe më kafshoi me dhëmbë. Do tu tregoj… isha në Kërçovë në spital dhe kanë kepur. A ishte e madhe arusha? Po ishte ndoshta 500kg. Ishte shumë e madhe”, tha Minçe Ramçevski.

Nga QMK thonë gjuetarët e kanë shpëtuar banorin pasi i njëjti ka kërkuar ndihmë.

“Personi është shpëtuar nga gjuetarët të cilët rastësisht kanë qenë në për gjueti në afërsi të vendit të sulmit, pasi kanë dëgjuar thirrje për ndihmë, kanë qëlluar disa herë në ajër, pas së cilës ariu ka ikur”, thonë nga QMK.

Sulmi ka ndodhur mes fshatit Plasnica dhe Oraoec, komuna Makedonski Brod. Në fund të shtatorit, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka kërkuar nga Qeveria që të shpallë gjendje krize në të gjithë territorin e komunës për shkak të pranisë së shtuar të ariut të murrmë në këto zona dhe rrezikut që paraqet për jetën e banorëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share