Zelensky u drejtohet me video-lidhje liderëve botërorë javën e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila ka 193 anëtarë, tha të premten se do ta lejojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të flasë në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë javën e ardhshme, me një video të regjistruar paraprakisht.

Vendimi u miratua me 101 vota pro, 7 vota kundër dhe 19 abstenime.

Rusia, Bjellorusia, Kuba, Koreja e Veriut, Eritrea, Nikaragua dhe Siria kundërshtuan.

Misioni i Ukrainës në OKB kishte argumentuar se Zelensky “nuk mund të marrë pjesë personalisht në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës”.

Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy akuzoi homologët e tij perëndimorë për standarde të dyfishta.

“Dikur, kur përfaqësuesve të vendeve afrikane, të cilët shpesh hasin vështirësi të ngjashme për të ardhur në Nju Jork … u është refuzuar kjo e drejtë e ngjashme”, tha Polyanskiy.

Aleati i Rusisë, Bjellorusia, u përpoq të ndryshonte vendimin për të hequr çdo referencë për Ukrainën dhe t’i lejonte çdo lider botëror që t’i drejtohet mbledhjes së OKB-së të këtij viti përmes video-lidhjes.

Por, propozimi i saj nuk kaloi. Ky propozim mori vetëm 23 vota pro dhe 67 vota kundër, ndërsa 27 shtete abstenuan.

Në dy vitet e fundit, liderët botërorë janë lejuar të paraqesin deklarata me video për shkak të pandemisë COVID-19, por këtë vit ata pritet të udhëtojnë në Nju Jork.

Një javë pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës, më 20 shkurt, gati tre të katërtat e Asamblesë së Përgjithshme votuan pro për t’i kërkuar asaj tërheqjen e trupave nga Kievi.

Më 16 shtator zyrtarët ukrainas identifikimit të një varreze masive në qytetin e rikthyer të Izjumit.

Zelenskiy e quajti zbulimin provë të krimeve të luftës nga Rusia. Ndërsa Moska mohon se forcat e saj kanë kryer krime lufte.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share