Dorëhiqet edhe drejtori i Ndërmarrjes “Rrugë dhe Rrugica”

Drejtori i Ndërrmarjes Rrugë dhe Rrugica njoftoi se jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i ushtruesit të detyrës. Sipas tij dorëheqja vjen si shkak i  kontaktit jo adekuat me kryetaren e komunës, si dhe mungesa e mirëkuptimin për realizimin e e projekteve kyqe që janë në interes të qytetit.

9 muaj më parë, kur u bëra Drejtor i NP Rrugë dhe Rrugë, kompaninë e kam gjetur në gjendje shumë të keqe, si nga ana financiare ashtu edhe nga zbatimi i projektit. Në periudhën e kaluar kam punuar shumë së bashku me kolegët e mi, përballë të gjitha sfidave dhe problemeve, për të përmirësuar funksionimin e ndërmarrjes, për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Motivimi im në punë ishte realizimi i projekteve që ua premtuam qytetarëve të qytetit të Shkupit, deklaroi Boris Nastov./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share