MMJPH: Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalen, por përmes menaxhimit të rrezikut duhet të reduktohet

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ambasadorja e Zvicrës Veronique Hulmann, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së Armen Grigoryan dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, bënë një vizitë në terren në punimet ndërtimore për rregullimin e përroit në fshatin Shipkovicë, komuna e Tetovës, që po realizohet në kuadër të Programit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.

Qëllimi ambicioz i këtij Programi është të nxisë ndryshime transformuese në menaxhimin e rrezikut na përmbytjet në rajon, duke përshpejtuar kalimin nga reagimet thjesht reaktive ndaj përmbytjeve në sisteme të integruara për menaxhimin e rreziqeve, dobësive dhe ekspozimit të komuniteteve dhe të mirave materiale për të parandaluar/zbutur humbjet dhe për të lehtësuar ndikimin e përmbytjeve të ardhshme.

Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm, në radhë të parë në interes dhe mbrojtje të popullatës dhe sigurimit të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse duke përmirësuar rezistencën e komuniteteve nga rajoni i Pollogut ndaj fatkeqësive nga përmbytjet. Me masat e marra, si rezultat i studimeve gjithëpërfshirëse dhe planeve të vlerësimit të rrezikut nga përmbytjet, ne veprojmë në mënyrë parandaluese për të reduktuar rrezikun e përrenjve, përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës të cilave i nënshtrohet ky terren, rrisim qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e komuniteteve lokale për të trajtuar fatkeqësitë natyrore, si ajo e vitit 2015, e cila mori edhe viktima njerëzore – tha ministri Nuredini, duke theksuar se projekti është i ndjeshmërisë së lartë si rezultat i nevojës për vendosjen e zgjidhjeve teknike në lokacionet ku tashmë janë ndërtuar vendbanime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga këtu buron nevoja për bashkëpunim të fortë, durim, mirëkuptim dhe një qasje strategjike dhe planifikuese, nevoja për informim të gjerë, gjithëpërfshirje, planifikim dhe urbanizim të kujdesshëm të hapësirës, informim për zonat e rrezikut nga përmbytjet dhe veçanërisht përfshirje dhe edukim të vazhdueshëm të popullsisë gjatë gjithë procesit – tha Nuredini.

Rregullimi i përroit ka një gjatësi prej 3,6 km, me theks në pjesën e përroit që kalon nëpër fshat në një gjatësi prej 350 metrash dhe zbatohet nga muaji prill deri në nëntor të këtij viti. Projekti financohet nga Qeveria Zvicerane dhe fondet buxhetore, dhe zbatohet nga UNDP.- Qeveria zvicerane, përmes Programit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut, mbështet një set gjithëpërfshirës të masave zbutëse shtesë dhe masave për të rritur rezistencën – tha ambasadaroja Hulmann, duke theksuar se ky Program ka për qëllim të zëvendësojë përgjigjet standarde ad-hoc ndaj ngjarjeve nga përmbytjet dhe qasjet tradicionale të kontrollit të përmbytjeve me menaxhimin e integruar të përmbytjeve bazuar në rrezik.

Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Armen Grigoryan, the se ne duhet të menaxhojmë rreziqet, dhe jo vetëm fatkeqësitë. Autoritetet lokale duhet të planifikojnë në mënyrë strategjike dhe të përgatiten për t’iu përgjigjur shpejt krizave për të mbrojtur njerëzit dhe të mirat materiale.

UNDP është këtu për të ndihmuar në vendosjen e një sistemi të koordinimit efektiv ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe lokale, i cili është me rëndësi kritike në këtë proces. Qasja e integruar e nëntë komunave në rajonin e Pollogut në fund do të jetë përmirësimi i qëndrueshmërisë së përgjithshme të komunitetit ndaj përmbytjeve – theksoi Grigoryan.

Duke theksuar se përkushtimi i komunës së Tetovës është që të gjithë qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në këtë komunë të u mundësojë kushte sa më të mira për jetë, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami falenderoi Qeverinë zvicerane, UNDP-në dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e projekteve të tilla evropiane që për banorët e zonave të komunës që i nënshtrohen përmbytjeve dhe përrenjve do të thotë jetë.

Mesazhi kryesor nga Shipkovica ishte se edhe pse fatkeqësitë natyrore ndikojnë tek të gjithë dhe nuk mund të ndalen, me zhvillim të zgjuar të bazuar në menaxhimin e rreziqeve efektet e tyre mund të zbuten dhe cenueshmëria e komuniteteve të zvogëlohet.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share