KRYEMINISTRI: PO KERKOJME NDERTIMIN E NJE RAFINERIE TE RE NAFTE
Rama me dhomën e biznesit KRONIKE
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me dhomat e biznesit, ku u kërkoi raporte profesionale për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Ndër të tjera, njoftoi për ndërtimin e një rafinerie të re nafte.
Për kryeministrin Edi Rama raportet e dhomave të tregtisë janë jo profesionale. Deklaratën e dha gjatë takimit që pati me përfaqësuesit e tyre, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, ku u diskutua mbi përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Kryeministri Edi Rama theksoi problematikën në tregun e karburanteve dhe njoftoi se qeveria po sheh si zgjidhje ndërtimin e një rafinerie të re.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për thesarin e fshehur në jug, që ka të bëjë me zbulimin e naftës në Shpirag. Ky zbulim sipas kreut të qeverisë, mund ta kthejë Shqipërinë në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.