Demonstruesit vjen mes shqetësimeve në rritje të publikut për nevojën për të stabilizuar çmimet ne rritje
Banorët në Berlin dolën në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër politikave energjetike të qeverisë dhe duke bërë thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë për të ndihmuar në frenimin e rritjes së çmimit të energjisë.
Protesta vjen mes shqetësimeve në rritje të publikut për nevojën për të stabilizuar çmimet në rritje të energjisë pasi Evropa vuan nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, një veprim që po zhyt shumë vende drejt kolapsit ekonomik.
Demonstruesit brohoritën parulla të tilla si “Hapni Gazsjellësin Nord Stream”, duke kërkuar që qeveria gjermane të rregullojë politikën e saj të jashtme.
Sipas statistikave të mëparshme nga qeveria federale gjermane, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, indeksi i çmimeve të konsumit në Gjermani u rrit me 7.9 për qind në gusht, më i lartë se 7.8 për qind që pritej nga ekspertët dhe afër nivelit më të lartë të parë në 50 vitet e fundit.
“Rritja e këtyre çmimeve po i çon njerëzit në varfëri. Sepse ne kemi një rritje tre-katërfish të çmimit të energjisë. Nuk po paguajnë dot faturën dhe ne po kërkojmë që qeveria të hartojë politika reale për të ndihmuar njerëzit”, është shprehur një protestues.
“Ne zhvilluam një luftë të furishme ekonomike kundër Rusisë, por ajo as nuk e ndaloi konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës dhe as nuk e dëmtoi Rusinë, por miliona gjermanë janë dëmtuar”, tha Sevim Dagdelen, një parlamentar gjerman. Çmimet e energjisë u rritën me 35.6 për qind në gusht dhe janë arsyeja më e madhe e shkallës së lartë të inflacionit në Gjermani.
Klan News