India pritet ta kalojë Kinën me numrin e popullsisë

India pritet që ta kalojë Kinën, për t’u bërë vendi më i populluar në botë.

Kjo pritet të ndodhë nga mesi i vitit 2023, thonë të dhënat e lëshuara nga Kombet e Bashkuara.

Numri i popullsisë së Indisë pritet që të arrijë në një miliard e 428.6 milionë, kundrejt Kinës që pritet të ketë një miliard e 425.7 milionë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo tregon se India do të ketë 2.9 milionë banorë më tepër sesa fqinji aziatik.

Të dyja vendet përbëjnë një të tretën e popullsisë globale për më tepër se 70 vjet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share