Shefi i NATO-s i thërret pas vendimit për reciprocitetin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Konferenca për media ndërmjet Stoltenbergut dhe Vuçiçit do të mbahet në orën 15:30, ndërsa me Kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 17:00.
Ndërkohë, më 18 Gusht pritet të takohen në Bruksel Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas tensionimit të situatës në veri për shkak të vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Herën e fundit ata janë takuar më 5 Maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Tv Klan