Bullgaria I sheh si rrezik dallimet partiake në Maqedoninë e Veriut

MILLKOV: DO TË JETË MË E LHTË PARTNER TA KEMI SHTETIN, PARTITË JANË KUNDËRTHËNËSE

Një nga prioritetet e qeverisë së re teknike bullgare, e cila në mes tjerash duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 2 tetor janë edhe marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. “Do ta kemi më të lehtë në qoftë arrijmë që atje partner ta kemi shtetin, dhe jo parti të caktuara, sepse ka kundërthënie në mes tyre”, ka deklaruar Ministri teknik i Punëve të Jashtme Nikollaj Millkov në konferencën e sotme për shtyp në Sofje.

Në mesin e prioriteteve të politikës së jashtme të qeverisë së re të përkohshme në Sofje, e emëruar gjatë javës së kaluar nga Presidenti i shtetit Rumen Radev, janë edhe marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme NIkollaj Millkov. Si parakusht ai sugjeron koordinim me shkrim në mes institucioneve vendase.

“Ndodhemi në fazë kur së pari duhet t’i organizojmë gjërat brenda, këtu, si koordinim në mes institucioneve të ndryshme dhe në këtë aspekt jemi para hartimit të një dokumenti me shkrim që do t’i definojë detyrat e institucioneve dhe organizatave të ndryshme, në raport me atë që do të bëhet në ardhmen rreth Maqedonisë së Veruit. Nevojiten hapa sistematë që të priten rezultate të mira,” deklaroi NIkollaj Millkov, ministër i Punëve të Jashtme, Bullgari.

Duke pasur parasysh dallimet partiake në raport me marrëdhëniet me Sofjen, këtu në Shkup, Millkov parashikon.

“Për fat të keq ne këtu disponojmë me një lloj konsensusi kombëtar në raport me Maqedoninë e Veriut në raport me Maqedoninë e Veriut, por te ata kjo nuk shihet qartë. Atje ka një parti që është e hapur për dialog me Bullgarinë, sado i vështirë të jetë ky dialog, dhe një parti tjetër që është kundër. Konsideroj se do ta kemi më të lehtë në qoftë se atje arrijmë ta kemi partner shtetin Maqedonia e Veriut dhe jo parti të caktuara, sepse ekziston kundërthënie, rrezik i kundërshtimeve që shprehet haptazi,” deklaroi NIkollaj Millkov, ministër i Punëve të Jashtme, Bullgari.

Bullgaria insiston që përmes kornizës negociuese të Bashkimit Evropian për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, Bullgarët në vend të përfshihen në Kushtetutë, përafërsisht për një vit, si kusht për hapjen e kapitujve për negociata dhe për organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare. Derisa pushteti pajtohet me këtë, duke votuar për kornizën negociuese, opozitarja VMRO-DPMNE kundërshton ashpër dhe çdo ditë thotë se nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese, duke pohuar se përmes negociatave me BE-në Bullgaria do të asimilojë maqedonasit dhe do të fshijë veçantitë historike dhe të identitetit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share