Rënie të konsiderueshme të inflacionit nga muaji Prill, paralajmëroi Bekteshi

Masat e marra nga qeveri për ngrirjen e çmimeve do të japin efektin e tyre sidomos gjatë muajit prill. Kjo sipas Bekteshit, do të ndikojë në uljen e konsiderueshme të inflacionit në vend, përcjell KlanM.

“Në muajin prill do të ketë rënie të konsiderueshme të inflacionit në RMV.. Nuk e premtoj, por jam i sigurt. Ulje do të ketë edhe në mars, por duke marrë parasysh se masat ndikimin do ta japin gjatë muajit prill, atëherë do të kemi rënie të konsiderueshme të inflacionit në Maqedoni, në veçanti në segmentin për produktet ushqimore dhe energensat në përgjithësi”, deklaroi Bekteshi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share