LSDM: Mickoski në Budapest, për të ndjekur udhëzimet e reja të mentorit të tij Gruevski

Sot pamë se Mickoski është sërish në Budapest, me siguri për të ndjekur udhëzimet e reja të mentorit të tij Gruevski, dhe me të vetmin qëllim se si të sillet në këtë moment lidhur me kërkesën për referendum, kanë reaguar   nga LSDM përmes një komunikate me shkrim për vizitën e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Budapest ku është takuar me Kryeministrin hungares Orban.

Nga atje theksojnë se Mickoski dhe Apsiev dështuan në synimet e tyre, dështuan gënjeshtrat dhe skenarët e zinj. Tani ata janë ekspozuar ndaj përpjekjeve për të krijuar pengesa të reja në rrugën evropiane të vendit. Ata duhet të kërkojnë arsyet për këtë brenda vetes.

Vlerësojmë se ndoshta kjo temë është vetëm për margjinat e VMRO-DPMNE-së dhe vetëm për përdorim të brendshëm të VMRO-DPMNE-së në fushën e Pallatit të Bardhë, ata mund të kenë pyetje edhe se çfarë do të ndodhë me referendumin e mundshëm, çfarë do të ndodhë me zgjedhjen e kryetarit të ri në VMRO-DPMNE, përkatësisht për anëtarë të caktuar në Komitetin Ekzekutiv të tyre?, pyesin nga LSDM.

ta theksojnë se ajo që tha Mickoski doli e kundërta, nuk ka bullgarizim, asimilim, negociatat me BE-në i kemi filluar me gjuhën e pastër maqedonase dhe identitetin e ruajtur. Askush nuk e fajëson Mickoskin se ka gënjyer qytetarët, anëtarët e tij dhe partitë tjera. Askush nuk ka faj për faktin që deputetët e tij nuk votuan në Kuvend dhe as që i detyroi të firmosnin deklarata juridikisht të pavlefshme në noter./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share