Bastri Bajrami largohet nga Lëvizja BESA

DO TË VEPROJ SI DEPUTET I PAVARUR

Pas pakënaqësive që erdhën nga bashkëpunimi opozitar Deputeti i Lëvizjes Besa Basri bajrami do të veproj si i pavarur. Ai tani ë ka njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Prej sot Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami, do të veproj si deputet i pavarur. Lajmin për largimin e tij nga Lëvizja Besa Bajrami e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të dërguar kryetarit të Kuvendit, ku thotë se nga sot vazhdon të funksionojë si deputet i pavarur në Kuvend.

 “Unë, deputeti Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pakënaqësitë në Lëvizjen Besa filluan nga dita e takimit të liderëve të bllokut opozitar në vend, ku i mënjëhershëm ishte edhe pakënaqësia e  Nënkryetarit të Lëvizjes Besa Arianit Hoxha i cili  bërë të ditur se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “blloku opozitar”.tani më Lëvizja Besa në kuvend përfaqësohet vetëm me një deputet.

Kujtojmë që më herët edhe deputeti tjetër Kastriot Rexhepi, u largua nga Lëvizja Besa dhe tani funksionon si i pavarur në Kuvend. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share