STOJKOVA SERAFIMOVSKA: NUK E KISHA FJALËN PËR BOSHNJAKËT POR PËR DEPUTETËT
Deputetët Sanela Shkrijel dhe Zeqir Ramçiloviq, nëpërmjet një komunikate të përbashkët, kanë kërkuar nga VMRO – DPMNE që të kërkojë falje dhe të distancohet nga fyerjet që deputetja e opozitës maqedonase, Velika Stojkova Serafimovska iu drejtoi boshnjakëve gjatë seancës së djeshme parlamentare.
SANELA SHKRIJEL – ZEQIR RAMÇILLOVIQ (me teskt dhe foto)
“Nuk ndjejmë nevojën t’ia dëshmojmë askujt se kush jemi dhe çfarë jemi dhe nuk do t’i bëjmë thirrje deputetes që të kërkojë falje, ajo e tha qëndrimin e vetë për çka mori duartrokitje nga grupi i deputetëve të VMRO – DPMNE-së, por i adresojmë reagim publik dhe kërkesë partisë VMRO – DPMNE që të kërkojë falje dhe të distancohet nga ajo që është thënë, nëse ka kapacitet demokratik dhe e respekton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Të shtunën në seancë plenare, deputetja e VMRO – DPMNE-së, Velika Stojkova Serafimovska në kundër replikën e sa ndaj deputetes Sanela Shkrijel ka fyer boshnjakët.
“Do të keni fëmijë dhe rini dhe ardhmëri me identitet konfuz, siç është edhe identiteti juaj kolege, është e dukshme se ju dëshironi të keni trashëgimtar siç jeni ju momentalisht dhe brezat dhe gjeneratat tona të mos e dinë se çfarë janë, të mos e din çfarë janë sikurse ju që nuk e dini se çka jeni”, deklaroi Velika Stojkova Serafimovska, deputete e VMRO-DPMNE-së
Serafimovska në një reagim të bërë më vonë, ka shkruar se kur ka folur për “identitet konfuz”, nuk e ka pasur fjalën për boshnjakët por për deputetët e LSDM-së. Madje, ajo ka shtuar se, dy deputetët e LSDM-së, “nuk kanë kapacitet për të kuptuar fjalimet e saja”./KlanMacedonia/