Pamje “apokaliptike” nga Franca, zjarret dalin jashtë kontrollit

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi zjarret në pyje kanë dalë jashtë kontrollit në Francën jugperëndimore.

Më shumë se 1,000 zjarrfikës, të mbështetur nga nëntë avionë, janë duke luftuar që nga e marta për të vënë nën kontroll dy zjarre të nxitura nga nxehtësia dhe erërat e forta.

“Kushtet mbeten të pafavorshme”, thanë autoritetet. Zjarret deri më tani kanë djegur një sipërfaqe totale prej 73,000 hektarësh, ndërsa 20,000 hektarë janë djegur vetëm gjatë natës së kaluar.

Zjarret në pyje shpërthyen gjithashtu në Portugali, Spanjë dhe Kroaci, duke djegur shtëpi dhe duke kërcënuar pronat pasi valët e të nxehtit goditën pjesën më të madhe të Evropës me temperatura rekord, në disa zona, duke arritur deri në 45 gradë Celsius.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share