Protestë para Kuvendit kundër propozimit francez

Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë filloi protesta kundër propozimit francez.

Sot është dita e 11 e protestave, të organizuara nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE dhe Levica, të cilët kundërshtojnë propozimin e presidencës franceze për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë dhe mbajtjen e situatës nën konotrrollë, nga ku edhe apeluan për protesta të qeta dhe demokratike.

Ndryshe seanca është caktuar në orën 13:30, ndërsa propozimi francez do të jetë pika e vetme e seancës së re parlamentare. E në këtë seancë deputetëve do t`u drejtohet edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen./Klanmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share