Ivanov: Propozimi francez jashtëzakonisht i mirë për Bullgarinë

PARTNERI I KOALICIONIT QEVERITAR DO TA MBËSHTESË NË PARLAMENT

Partneri I koalicionit të Kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, Kryetari i partisë “Bullgaria Demokratike”, Hristo Ivanov, deklaroi se propozimi francez me të cilin duhe të zgjidhet kontesti midis Shkupit dhe Sofjes dhe korniza negociuese është shumë e mirë për vendin e tij.

Sipas tij, krahas krizës qeveritare, propozimi është I rëndësishëm jo vetëm për RMV-në, por edhe për Bullgarinë, për shkak se, sic është shprehur, do të jetë shumë keq nëse lëshohet kjo mundësi. Ai paralajmëroi se partia e tij do ta mbështes propozimin francez në parlament.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëse Bullgaria tani nuk e shqyrton këtë propozim, që për ne është I volitshëm dhe nuk e dijmë se kur do të ketë një tjetër si ky, kjo do të jetë tradhëti kombëtare. Sipas propozimit, Shkupi duhet të obligohet para BE-së që ta ndryshojë Kushtetutën dhe t`i regjistrojë bullgarët si një nga popujt shtetformues. Nëse RMV-ja nuk e bën këtë, nuk do të ketë negociata për në BE, nuk do ta heqim veton” – Hristo Ivanov – kryetar i ”Bullgarisë Demokratike”

Propozimi francez para dy ditëve ishte dorëzuar te të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke llogaritur edhe Bullgarinë, si një përpjekje për zgjidhjen e kontestit Shkup-Sofje dhe zhbllokimin e proceseve eurointegruese për RMV-në. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share