Protestat kundër propozimit francez vazhduan edhe sot nëpër rrugët e Shkupit. Ndryshe nga një ditë më parë sonte protesuesit iu rikthyen marshrutës së vjetër, nga Qeveria, përmes Ministrisë për Punë të Jashtme dhe përfunduan para ndërtesës së Kuvendit. Për shkak të rrezikut të përsëritjes së incidenteve sot kishte forca të shumta të policisë para sheshit Skënderbeu Ministrisë së Punëve të Jashtme. Protesuesit i bënë thirrje Qeverisë që të hedh posht propozimin francez për shkak se i njejti sipas tyre rrezikon identitetin maqedonas. Fatkeqësisht as edhe në këtë protestë nuk munguan thirrjet antishqiptare./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
80-vjetori i gjenocidit ndaj Çamëve/ Aktivitete të shumta shënohen edhe në RMV
Shënohet 80 vjetori I gjenocidit ndaj cameve. Aktivitete të shumta shënohen edhe në RMV. 80 vjetori i gjenocidit…
23.06.24 13:49
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi pasi keqpërdori kartelën bankare
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është parashtruar padi penale ndaj 23-vjeçarit A.T. nga Shkupi. I njëjti…
17.11.22 13:34
Kovaçevski: Deri në fund të muajit kemi energjensa për ngrohje
Me fillimin e punës së ngrohtoreve “Lindje” dhe “Perëndim”, në Shkup ka nis sot sezoni I ngrohjes qendrore.…
15.10.22 11:38