Kovaçevski: Deri në fund të muajit kemi energjensa për ngrohje

Me fillimin e punës së ngrohtoreve “Lindje” dhe “Perëndim”, në Shkup ka nis sot sezoni I ngrohjes qendrore. Autoritetet thanë se energjensa për prodhimin e energjisë së ngrohje ka deri në fund të muajit.

“Qytetarët janë siguruar me energji për ngrohje, për shkak se kemi siguruar energjensa deri në fund të muajit, kurse me mënyrën se si do të funksionojë centrali privat I gazit TE-TO do të dijmë nëse do ta tërheqim energjinë e ngrohjes nga atje ose plotësisht do të prodhojmë energji në ngrohtoret tona që I kemi me qiran ga SH.A “Adora” në ngrohtoret Lindje dhe Perëndim” – ka deklaruar Drejtori I EMV-së, Vasko Kovaçevski.

Kovaçevski ka shtuar se në periudhën e ardhshme do të sigurohen energjensa për prodhimin e energjisë për ngrohje jo vetëm për Nëntorin por deri në fund të sezonit të ngrohjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sezoni I ngrohjes zgjat deri më 30 Prill 2023. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share