Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

PËR VUÇIQ SHQIPTARËT “MIQ”, KURSE MAQEDONASIT “VËLLEZËR”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një press konferencë për media tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mundet kurrsesi ta ndryshojë kornizën e bisedimeve në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd. Vuçiq poashtu ironizoi me Kurtin që tha se as Kosova nuk e pranon Serbinë, prandaj duhet dialog për njohje reciproke.

“Njohja nga Kosova nga ai [Albin Kurti] për neve është shumë e rëndësishme, sepse Serbia nuk njihet ndërkombëtarisht”,deklaroi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Në këtë paraqitje, lideri serb ritheksoi se dialogu i Brukselit, pra korniza e tij, s’ka të bëjë me njohjen reciproke. E pyetjes së një gazetari se çfarë mesazhi po i dërgonte Brukselit duke i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë e Ballkani Perëndimor nuk ishte temë kryesore, presidenti serb Aleksandar Vuiqi popullin maqedonas e quajti vëllezër e popullin shqiptar miq.

Aleksandar Vuçiq – President i Serbisë“Nuk ishte e drejtë që Serbia në Bruksel të priste se do të merrte hapjen e një grupi të ri, kur Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE për 17 vjet, dhe Shqipëria për tetë vjet, dhe të dyja nuk morën një datë për anëtarësimin në BE. fillimi i negociatave, pra ishte i yni. “Të solidarizojmë me popullin vëlla maqedonas dhe me popullin mik shqiptar”,deklaroi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

 E sa i perket konfliktit në Ukrainë Vuqi tha se pozicioni i Serbisë është shumë i vështirë në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, sepse BE-ja tashmë ka zgjedhur anën në konfliktin ushtarak ruso-ukrainas dhe shumica e vendeve janë në luftë me Rusinë dhe po dërgojnë sasi të mëdha armësh në Ukrainë.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share