Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar është pritur me ceremoni shtetërore në Kosovë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë.
Ky është takimi i 8-të mes dy qeverive dhe në mbledhjen e sotme pritet të firmosen 19 marrëveshje të përbashkëta.
Çështjet ku palët angazhohen të bashkëpunojnë do të jenë infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët dhe katër lirive ekonomike.
Në fokus pritet të tjerë projekti i portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë si dhe Porti i Thatë në Kosovë. /tvklan.al