Policët e bllokuar në Leposaviq ndërrohen pas dy javësh

Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës, sapo është bërë ndërrimi i tyre.

Ata tashmë gjinden në drejtorinë policore në jug.

Lajmin e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Ilmi Zeqiri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është e mirë.

“Po ashtu është. Në përgjithësi gjendja shëndetësore është e mirë”.

Kujtojmë se për dy javë, këta policë qëndruar atje të bllokuar, me ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat. /EO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share