Këto janë pamjet e arratisjes së 3 shqiptarëve nga burgu i Santa Bona në Treviso të Italisë. 27-vjeçari Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë sharruan hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçaf nga dritaret.
Ata janë filmuar nga një kamera amatore teksa vrapojnë në fushë pasi kanë kaluar rrethimin e burgut. Por dy prej shqiptarëve u arrestuan menjëherë, vetëm pak minuta pasi ishin arratisur.
Aktualisht në arrati është vetëm Edison Pula, i cili mundi të largohej. 27-vjeçarin e priste një makinë disa metra më tutje dhe është larguar në drejtim të panjohur. /tvklan.al