8 Marsi i hidhur në Gaza

ZHVILLIMET NË RRIPIN E GAZËS

Mund të konsiderohet si 8 marsi më i hidhur për gratë në Gaza. Për çdo palestineze në Gaza tanimë e vemtja dëshirë e tyre është që armëpushimi të vendoset për t’i dhënë fund vuajtjeve.

Për gratë e zhvendosura që jetojnë në një kamp të improvizuar në qytetin jugor të Rafah në Gaza, 8 marsi nuk është festë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Iman Zakout e cila është zhvendosur në Rafah, shprehet se nuk mund të sigurojë ilaçe për fëmijët e saj të sëmurë.

“Me 8 mars këtu nuk është festa e gruas. Ne nuk e njohim festën e gruas, sepse nuk kemi gra, të gjitha gratë kanë vdekur. Para 7 tetorit, gratë këtu kishin një cilësi të mirë jetese në shtëpitë e tyre. Ato ishin të sigurta dhe të lumtura. Ato kishin gjithçka. Pas 7 tetorit nuk ka më asnjë grua”, tha Iman Zakout

Për çdo grua në Gaza tanimë e vemtja dëshirë është që armëpushimi të vendoset për t’i dhënë fund vuajtjeve.

“Nuk ka mbetur asnjë grua. Ato nuk kanë të drejta dhe nuk kanë të ardhme kanë humbur fëmijët e tyre. Ju e rritni fëmijën tuaj me zemër dhe brenda pak çastesh, brenda pak minutash, ai është zhdukur dhe shtëpia në të cilën ndodhet është zhdukur. Pse? Sepse luftimet nuk po ndalen. Çdo ditë këtu është bëhet edhe më e vështirë teksa kërkojmë ushqim, ujë dhe ilaçe”, tha Umm Ahmed Zakout.

Iman ka vetëm një ëndërr, të rikthehet atje ku u rrit, ku mund të ndihmojë fëmijët me detyrat e shkollës për t’u dhënë një të ardhme të mirë.

Sipas OKB-së 9 mijë gra janë vrarë që nga fillimi i konfliktit ndërsa 63 gra vriten çdo ditë.

Ndërsa lufta e Izraelit me Hamasin zgjat më shumë se pesë muaj, rreth 1.7 milionë njerëz janë zhvendosur në enklavë, që përfaqëson më shumë se 75% të popullsisë së Gazës , sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRËA. Shumë prej tyre ishin detyruar të lëviznin vazhdimisht.

Rreth 1.5 milionë njerëz mendohet të jenë grumbulluar në Rafah pasi shumë u larguan nga shtëpitë e tyre më në veri për t’i shpëtuar sulmit ushtarak të Izraelit. Megjithatë, Izraeli në shkurt gjithashtu intensifikoi bombardimet e tij në Rafah.

“Çfarë kemi fituar nga kjo luftë? Çfarë kemi bërë për të jetuar këtë luftë dhe vuajtje? Të gjithë janë ulur në shtëpitë e tyre me dinjitet dhe ne po vuajmë këtu. Jemi shkatërruar. Vuajmë nga gjithçka; nga varfëria, nga trishtimi,. Nuk ka ushqim, nuk ka ujë”, tha Shahad Sharaf

Të paktën 30,717 njerëz janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit dhe dhjetra mijëra të tjerë janë plagosur ndërsa shumë prej tyre janë nën rrënoja. /Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share