7 viktima nga stuhia “Babet”

Përmbytjet pritet të intensifikohen në veri të Britanisë ndërsa dëmet janë të konsiderueshme

Bilanci i viktimave nga stuhia Babet ka arritur në 7. Met Office lëshoi ​​alarm të kuq për përmbytje në Midlands lindor, duke përfshirë në Nottinghamshire, Sheffield, Leeds dhe York dhe Humberside.

Sipas mediave viktima e fundit e identifikuar është një 56-vjeçar. Trupi i tij u gjet brenda një furgoni mbi të cilin kishte rënë një pemë në Aberdeenshire, në lindje të Skocisë. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa mijëra shtëpi, biznese si dhe rrugë janë dëmtuar. Autoritetet kanë marrë më shumë se 90 paralajmërime për përmbytje, pasi lumenjtë dhe përrenjtë në Yorkshire, Humber dhe East Midlands dolën nga shtrati.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar gjithashtu përmbytje dhe në veri të Anglisë. Ministri Humza Yousaf vizitoi Brechin, në Angus, ku dhjetëra shtëpi të cilat u përmbytën kur lumi South Esk doli nga shtrati. Ai e përshkroi përmbytjen si “të paprecedentë” ndërsa premtoi gjatë ditëve të ardhshme mbështetje nga qeveria për të mbrojtur dhe strehuar banorët.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se përmbytjet tanimë i kanë bërë shtëpitë të pabanueshme dhe disa banorë nuk mund të kthehen kurrë. Përmbytjet gjithashtu kanë shkaktuar kaos nëpër rrjetet hekurudhore në veri të Britanisë ndërsa paralajmërimet për të mos lëvizur vijojnë të mbeten në fuqi pasi moti do të vijojë të përkeqësohet.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu

Tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë prej 4.2 ka ndodhur në Turqi, gjegjësisht në pjesën lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.…
Më tepër
Total
0
Share