7.3 miliardë denarë janë kthyer përmes “TVSH-ja ime”

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka bërë pagesën e mjeteve nga “TVSH-ja ime”, për tremujorin e dytë të këtij viti, ku qytetarët që kanë skanuar llogaritë fiskale në muajt prill, maj dhe qershor janë paguar gjithsej 707,246. 087,00 denarë. Siç thonë nga DAP, përmes projektit “TVSH-ja ime”, i cili filloi më 1 korrik 2019, deri më tani qytetarëve u janë kthyer 7,3 miliardë denarë, përcjell KlanM.

“Në ditët në vijim do të bëhet pagesa për ata përdorues të aplikacionit që kanë bërë ndryshime në llogarinë e tyre të transaksionit. Në këtë tremujor të dytë 13.402 qytetarë janë përdorues të rinj të aplikacionit TVSHime”, njofton DAP.

Sipas analizave të tyre, mbi 530 mijë qytetarë në prill, maj dhe qershor të këtij viti kanë skanuar 86,9 milionë llogari fiskale me qarkullim prej 54,2 miliardë denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon qytetarët që janë përdorues të aplikacionit TVSHime që të fusin të dhëna të sakta për të kryer pagesën në kohë”, thonë nga DAP./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share