60 vite karrierë muzikore, Raphael mahnit mijëra fansa në Madrid

Këngëtari spanjoll Miguel Rafael Martos Sánchez mahniti mijëra fansa që ishin mbledhur në Madrid për të parë koncertin e tij të rradhës.

Shfaqja e së shtunës në mbrëmje, është pjesë e turneut të tij “Victory” që shënon karrierën e tij që ka zgjatur më shumë se 60 vjet.

80-vjeçari ka nxjerrë 30 këngë, duke përfshirë hitin e tij ikonik “Mi Gran Noche”, “Escandalo” dhe “De Tanta Gente”.

“Ai është 80 vjeç, por është në formë shumë të mirë, këndon shumë mirë dhe ka një zë të mrekullueshëm, më të mirë se një këngëtar i ri.”

“I papërshkrueshëm, spektakolar, gjigant, më i miri, i jashtëzakonshëm , jam pa fjalë.”

I veshur si zakonisht me të zeza artisti spanjoll ngriti publikun në këmbë, i cili ishte gati më shumë se kurrë për të shijuar një mbrëmje me këngët e reja dhe hitet më të mëdha të një artisti që mbetet në top formë pavarësisht se përvojës së gjatë muzikore.

Që nga performanca e tij e parë në Festivalin “Benidorm” në vitin 1962, ikona spanjolle ka shitur 50 milionë disqe në mbarë botën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share