6 të vdekur nga shembja e akullnajës në Itali

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku të shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane. Ekipet e emergjencës thanë se 9 të tjerë janë plagosur, ndër të cilët 2 kanë pësuar lëndime të rënda.

Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur helikopterë dhe drone për të kërkuar për 19 alpinistë të zhdukur.

“Nuk dihet ende numri total i alpinistëve”, tha zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës Michela Canova.

Akoma nuk është krejtësisht e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e pjesës së akullnajës. Por Walter Milan, një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit, deklaroi se zona ka përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta ditët e fundit.

“Nxehtësia është e pazakontë, është nxehtësi ekstreme. Është e qartë se është diçka jonormale”, tha Milan, duke vënë në dukje se temperaturat kanë arritur 10 gradë Celsius në kulmin e akullnajës ditët e fundit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share