Lija e majmunit/ SHBA kryeson listën e vendeve me numrin më të lartë të rasteve në botë

Në SHBA janë raportuar më shumë se 3,800 raste të lisë së majmunëve, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryesojnë listën e vendeve më shumë të prekura nga virusi. Numri në rritje i rasteve raportohet se e ka shtyrë administratën e Biden të mendojnë për shpalljen e një emergjence shëndetësore kombëtare.

Ndërkohë virusi është shpallur emergjencë shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Deri më tani, më shumë se 18,000 raste janë raportuar në 75 vende të botës.

Shqipëria është mes tre vendeve që nuk kanë asnjë rast me linë e majmunit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas të dhënave të publikuara në internet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri më 25 Korrik kishte 3,846 raste të konfirmuara ose të dyshuara të lisë së majmunëve në SHBA.

Shifra, e cila vjen pas testimeve të rritura si pasojë e shpërthimit në masë të virusit, tani është më e lartë se e Spanjës, ku deri më tani janë raportuar 3,105 raste. Dy vendet e tjera me numrin më të madh të infeksioneve, Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë raportuar përkatësisht 2,352 dhe 2,208 raste.

Me rritjen e rasteve në SHBA, Washington Post më 25 Korrik raportoi se administrata e Biden po konsideronte shpalljen e një emergjence të shëndetit publik. Masa që pritet të merret do të lejojë qeverinë të përdorë fondet për të luftuar shpërthimin si dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share