6 të plagosur nga një furgon në Belgjikë

Mjeti po ecte me shpejtësi të lartë pranë një bari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brukselin mesditën e kësaj të premteje. Këto pamje që po shihni në ekran tregojnë momentin kur një furgon kalon me shpejtësi të lartë pranë një bar-kafeje duke marrë përpara disa tavolina.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk janë shënuar viktima teksa 6 persona kanë marrë plagë të lehta dhe po trajtohen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia belge ka arrestuar autorin e ngjarjes teksa nuk është ende e qartë nëse ngjarja e ndodhur ishte një incident apo sulm i paramenduar.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share