44-vjeçari Shunsuke Nakamura i jep fund futbollit

Tashmë është zyrtare, Shunsuke Nakamura i ka dhënë fund futbollit të luajtur!

Ish-futbollisti i njohur i Japonisë, ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 44-vjeçare, teksa aventura e tij e fundit ishte në vendlindjen e tij me ekipin e Jokohama FC.

Trekuartisti më parë është aktivizuar edhe në Itali ku në Serinë A ka luajtur me Rexhinën në vitet 2002-

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu, Nakamura ka luajtur edhe me Sëlltikun në Skoci, Espanjolin në Spanjë.

Prej 10 vitesh ka qenë pjesë e kombëtares së tij, Japonisë, ku nuk mori dot pjesë në Kupën e Botës 2002 ku vendi aziatik ishte organizator së bashku me Korenë e Jugut.

Nakamura u aktivizua në Botërorin e Gjermanisë në vitin 2006, ku ishte pjesë në ndeshjet e grupit ndaj Australisë, Kroacisë dhe Brazilit.

Gjithashtu ai ka luajtur edhe një takim në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010 ndaj Holandës.

Nakamura në karrierën e tij si futbollist ka fituar 3 tituj kampionë në Skoci, 1 Kupë të Skocisë, 2 Superkupa të Skocisë, 1 Kupë të Japonisë, 1 Kupë të Ligës së Japonisë, 2 herë fitues i Kupës së Azisë.

Ndërsa trofetë personalë janë: 2 herë lojtari i vitit në Japoni me Jokohamën në sezonet 1999/2000 dhe 2012/2013 dhe 2 herë lojtari më i mirë i ligës në po të njëjtët sezone.

2 herë futbollisti i vitit në kombëtaren e Japonisë, në vitet 2000 dhe 2013.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share