Personi i cili u mbyt rreth orës 11:30 në ujërat e liqenit të Dojranit, mu përballë plazhit të qytetit, është një 42-vjeçar nga Shtipi.
Këto janë informacionet fillestare nga MPB-ja, nga ku bëjnë të ditur se sot rreth orës 11:30 në SPB Strumicë është raportuar se në Dojran një person ka rënë nga pedalimi në liqen dhe është mbytur, dhe është njoftuar prokurori publik.
Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), ngjarja ka ndodhur kur personi është vendosur në një pedelinë që me gjasë është përmbysur, dhe personi nuk ka ditur të notojë dhe për momentin nuk ka të dhëna nëse ka pasur jelek sigurie.