U zunë për kanalin e ujit, vrau fqinjin dhe plagosi shokun – Dënohet me 40 vjet burg maqedonasi 61 vjeçar

Gjykata e Velesit  sot i ka shqiptuar dënimin 61 vjeçarit, Sllave Iliev, i cili akuzohej për vrasje dhe tentim për vrasje, përcjell KlanM.

Iliev është dënuar me 40 vjet burg për vrasje dhe tentim vrasje, të cilat i ka kryer tre muaj më parë në fshatin e tij të lindjes, Podles të komunës së Gradskos.

Iliev qëlloi me armë fqinjin e tij Mile Dimov (42) dhe plagosi rëndë shokun e tij Mile Vodeniçarov. Sherri shpërtheu sepse Dimov po gërmonte një kanal uji, për të cilin Iliev, me të cilin kishte marrëdhënie të pazgjidhura prej kohësh, besonte se po kalonte nëpër vendin e tij.

Avokati i Ilievit paralajmëroi një ankesë kundër aktgjykimit, të cilin e konsideron shumë të ashpër./KlanMacedoia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share