41-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Kroaci ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore

Ministri Peleshi shpreh ngushëllimet për familjen

Gazmir Korbi, vetëm 41-vjeç, humbi tragjikisht jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kroaci. Ai ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore shqiptare dhe ndodhej me leje të zakonshme, kur autobusi me të cilin udhëtonte u përmbys. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetet sociale, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të riut.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!“, shkruajti Peleshi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gazmir Korbi ishte baba i dy fëmijëve.

Një autobus me targa shqiptare u aksidentua rreth orës 23 e 45 minuta të së shtunës në një autostradë në drejtim të Zagrebit në Kroaci. Nga ngjarja humbi jetën 41-vjeçari Korbi, ndërsa 7 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Autobusi ka bërë një devijim të fortë dhe më pas është përplasur me barrierat ndarëse derisa është përmbysur. Të plagosurit, të gjithë shtetas shqiptarë ndodhen në spital. Autoritetet vijojnë hetimet ndërsa dyshohet se shkak është bërë moti i keq, me stuhi bore që kishte përfshirë zonën./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share