4 shkurti: Mobilizohet policia – sigurohet hapësira tek varri i Goce Dellçevit

BËHET THIRRJE PËR SHËNIM TË QETË DHE DINJITOZA TË NGJARJES   

Pas paralajmërimeve se në shënimin e 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, ku priten ardhje të organizuara edhe nga Bullgaria, autoritetet e sigurisë në vend, sic njofton KlanM, kanë vendosur që të mbyllen disa rrugë që cojnë rreth Kishës ku prehet revolucionari maqedonas.

Policia tashmë disa ditë është duke siguruar vendin ku gjatë së shtunës pritet të shënohet ditëlindja e Dellcevit. MPB-ja, sic njofton KlanM, disa herë ka përsëritur se nuk do të lejojë roje nate të qytetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka deklaruar se organet e sigurisë do të sigurojnë shënim të qetë dhe dinjitoz të ngjarjes.

“Institucionet punojnë dhe grumbullohen informacione që gjithcka të jetë në rregull ashtu sic presin qytetarët. Patjetër të deeskalojmë situaën, që duan ta përkeqësojnë politikanë, grupe dhe individë. Nuk do të lejojmë eskalime, incidente apo nënçmime të popullit maqedonas dhe shtetit” – tha Oliver Spasovski.

Thirrje për shënim paqësor dhe dinjitoz të 4 Shkurtit, bëri edhe Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani.

“Të tregojmë pjekuri dhe të mos lejojmë që nacionalizmi të ushqehet përmes gjuhës së urrejtjes dhe përçmimit. Ne jemi një vend me perspektivë evropiane. Me traditën e dialogut ndëretnik, kohezionit dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ne jemi shembull në botë. Ju ftoj të qëndrojmë në këto vlera tona“ – tha Bujar Osmani.

Ministria e Brendshme e Bullgarisë i kishte ofruar ndihmë policisë së RMV-së, për shkak se në vend duhet të mbërrijnë politikanë dhe qytetarë bullgar, por, sic njofton KlanM, nga MPB-ja theksuan se policia do të veprojë e pavarur sipas një plani paraprakisht të përgatitur operativ.

Edhe pse nga MPB-ja thonë se nesër do të vendoset se kush do të lejohet e kush jo në kufi, sic percjell KlanM, nuk përjashtohet mundësia që dhjetëra qytetarëve të Bullgarisë nuk do t`u lejohet hyrja në Maqedoninë e Veriut, mes tyre edhe politikanëve kontraverz.

Ditëlindja e Goce Dellçevit – 4 Shkurti, nga Këshilli për Siguri Kombëtare është shpallur si ngjarje me rrezik të lartë sigurie. Këshilli, sic njofton KlanM, I rekomandoi MPB-së dhe institucioneve tjera të sigurisë që t`i ndërmarrin të gjitha masat  për të shmangur incidentet dhe provokimet, si dhe të ndalojë hyrjen e disa personave të caktuar nga Bullgaria. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share