320 bombardime brenda natës në rripin e Gazës

Gallant: Lufta kundër Hamasit mund të zgjasë me muaj

Ky filmim tregon momentet kur një grup përfaqësuesish të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që vizitonin një spital në Gaza, gjenden mes bombardimeve të ashpra izraelite. 320 objektiva të Hamasit u sulmuan nga avionët izraelitë gjatë orëve të natës, çka përbën një prej shifrave më të larta të goditjeve në më shumë se dy javë konflikt. Për banorët e Han Junusit, qytezës jugore të Rripit të Gazës, nata e kaluar ishte një prej më të vështirave të këtyre ditëve.

“Erdhëm nga veriu, nga qyteti i Gazës se na thanë që këtu kishte më shumë siguri, por në të vërtetë, kjo ishte nata më e vështirë që kemi përjetuar”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant tha se konflikti lufta mund të zgjasë me muaj, deri në shkatërrimin e plotë të Hamasit. Sipas tij, sulmet ajrore janë vetëm fillimi, ndërsa Rripin e Gazës e pret një situatë edhe më e vështirë kur të nisë sulmi tokësor. Autoritetet izraelite e shtuan në 222 numrin e pengjeve që sipas tyre Hamasi mori në sulmin e befasishëm të dy javëve më parë në jug të Izraelit.

Sipas tyre, numri po rritet pasi mes tyre ka shumë turistë të huaj, të cilët po identifikohen me kalimin e ditëve. 14 kamionë të tjerë me ndihma nga Egjipti hynë në Rripin e Gazës të dielën duke e çuar në 34 numrin total të tyre. Ndërsa Kombet e Bashkuara thanë se duhen shumë më tepër, teksa kriza humanitare në territoret jugperëndimore palestineze është shumë e rëndë./tvklan

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share