Kriza energjetike po shkatërron fuqinë industriale të Evropës

Ekspertet shprehen se kostot e larta po përshpejtojnë eksodin e industrive drejt vendeve të tjera kryesisht drejt SHBA-se

Kompanitë industriale në Europë po u kërkohet që të kursejnë energji në mes të kostove në rritje dhe furnizimeve në tkurrje.

Rënia e kërkesës për gaz dhe energji elektrike nuk është vetëm për shkak se kompanitë industriale po reduktojnë termostatet, ato po mbyllin gjithashtu impiantet që mund të mos rihapen kurrë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa përdorimi më i ulët i energjisë ndihmon Evropën të përballojë krizën e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shkurtimet e furnizimit të Moskës, drejtuesit, ekonomistët dhe grupet e industrisë paralajmërojnë se baza e saj industriale mund të kalojë në kolaps dhe të dobësohet nëse kostot e larta të energjisë vazhdojnë.

Industritë të tilla si alumini, plehrat dhe kimikatet janë në rrezik që kompanitë të zhvendosin përgjithmonë prodhimin në vende ku ka energji të lirë, siç janë Shtetet e Bashkuara. Edhe pse një Tetor jashtëzakonisht i ngrohtë gazi natyror në Shtetet e Bashkuara ende kushton rreth një të pestën e asaj që paguajnë kompanitë në Evropë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se kërkesa evropiane për gaz industrial ra me 25% në tremujorin e tretë nga një vit më parë. Ekonomistët shprehen se me ardhjen e dimrit kërkesa do të rritet gjithnjë e më shumë dhe çmimet gjithashtu do të rriten dhe sektori industrial do të jetë i pari që do të përballet me shkurtime në rast mungesash.

Industria evropiane ka zhvendosur prodhimin në vende me fuqi punëtore më të lirë dhe kosto të tjera më të ulëta për dekada, por kriza e energjisë po përshpejton eksodin, thanë analistët. Emanuele Manigrassi, ekspert për klimën dhe energjinë në European Aluminium bënë të ditur se kriza e energjisë po përshpejton eksodin e industrive. Rihapja e një fabrike alumini kushton deri në 400 milionë Euro dhe nuk ka gjasa të ndërtohen duke pasur parasysh perspektivën e pasigurt ekonomike të Evropës.

Brukseli pritet të propozojë legjislacion të ri në fillim të vitit të ardhshëm – Aktin Evropian të Lëndëve të Para Kritike për të krijuar rezerva të mineraleve të domosdoshme në tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër, si litiumi, boksiti dhe nikeli.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share