30 ditë paraburgim për Ismet Gurin e BDI-së dhe për dy persona tjerë

foto ilustrim - mia
foto ilustrim – mia

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup caktoi 30 ditë paraburgim për zyrtarin e BDI-së, Ismet Guri dhe dy persona të tjerë nga hetimi që po zhvillohet kundër 15 personave të cilët dyshohen për evazion fiskal, bashkim kriminal dhe larje parash, përcjell KlanM. Paraburgim pas gjetjes është caktuar edhe për një person tjetër.

Ndalimi është përcaktuar me kërkesë të Prokurorisë Publike se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën e arratisjes, se do të fshehin, falsifikojnë apo asgjësojnë gjurmët e krimit dhe se duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët do të pengojnë hetimin.

Sipas Prokurorisë Publike, me qëllim të përfitimit të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, të dyshuarit kanë lajthyer organin tatimor, DAP dhe në mënyrë të pabazuar kanë kërkuar dhe pranuar rimbursim të TVSH-së prej rreth 840 mijë euro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share