3 vjet burg për ish-kryeministrin e Pakistanit

Imran Khan u akuzua për korrupsion

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është dënuar me 3 vjet burg i akuzuar për korrupsion. Khan u shpall fajtor për mosdeklarimin e parave të fituara nga shitja e dhuratave që kishte marrë kur ishte në detyrë.

Ai i mohon akuzat dhe thotë se do të apelojë vendimin. Pas vendimit, Khan u mor nga shtëpia e tij në Lahore dhe u dërgua në paraburgim. Në një deklaratë të regjistruar më herët dhe të publikuar online ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin në protesta.

70-vjeçari erdhi në pushtet në vitin 2018, por u rrëzua nga një mocion mosbesimi vitin e kaluar pasi u përplas me krerët e ushtrisë së Pakistanit. Khan po përballet me më shumë se 100 akuza të ngritura kundër tij që nga shkarkimi akuza që ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Dënimi i kësaj të shtune u bazua në akuzën se kishte shitur dhuratat e marra në liderë të huaja me vlerë rreth 635 mijë dollarë. Për muaj të tërë ai i ishte shmangur arrestimit, pasi përkrahësit e tij kishin bërë përplasje të forta me policinë. Dënimi i tij e përjashton atë nga mundësia e rikthimit në detyrë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share