Një vajzë gjashtë vjeçare nga Kravari i Manastirit ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Manastirit, pasi është sjellë për ekzaminim me simptoma të ftohjes.
Sipas deklaratave të të afërmve, siç përcjell KlanM, fëmija ka ardhur në spital për shkak të temperaturës së lartë dhe diarresë, pas çka i është dhënë një infuzion.
ISHP Spitali Klinik-Manastir ka njoftuar prokurorinë dhe policinë që zyrtarisht të veprojnë lidhur me rastin. Autopsia ka përfunduar në Repartin e Patologjisë dhe rezultatet pritet të arrijnë për dhjetë ditë, bëjnë të ditur nga Spitali klinik i Manastirit.
Familja dyshon për trajtim joadekuat, duke qenë se fëmija nuk ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
Sipas babait të vajzës së ndjerë, gjendja shëndetësore e saj ka filluar të përkeqësohet gjatë kohës që po merrte infuzion, përcjell Klan Macedonia.