22 vite nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që i dha fund luftës së 2001

MARRËVESHJE QË I DHA FUND LUFTËS SË VITIT 2001

Më 13 Gusht 2001 në rezidencën presidenciale Vodno në Shkup, u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që i dha fund luftës së vitit 2001, njofton KlanM.

Nënshkrues të marrëveshjes ishin presidenti i atëhershëm I vendit, Boris Trajkovski, Kryeministri dhe lideri i atëhershëm I VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski, si dhe liderët e kohës së LSDM-së, Branko Cërvenkovski, PPD-së, Imer Imeri dhe të PDSH-së, Arbën Xhaferi. Marrëveshjen, sic njofton KlanM, e firmosën edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në bisedimet që nisën në korrik në Shkup, e më pas vazhduan në Ohër ishin konsultuar shumë këshilltarë dhe ekspertë.

Në parimet themelore të dokumentit, sic percjell KlanM, thuhet se plotësisht dhe në mënyrë të pakushtëzuar hidhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike.

“Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe të ardhmen demokratike të Maqedonisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacënueshme dhe duhet të mbrohen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase patjetër të mbrohet dhe të reflektohet në jetën publike”

Viteve të kaluara nga implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, sic percjell KlanM, janë miratuar më shumë se 130 ligje, ndryshime dhe plotësime ligjore. Pjesa më e madhe e tyre – 59 janë ligje për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë, 40 janë nga sfera e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Për implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Ohrit, ishte formuar Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i cili në vitin 2019 u transformua në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share