21 vjet BDI: Ahmetistët në Shkup, ”Grupi i Zjarrit” në Tetovë!

ALI AHMETI ORGANIZON PANELIN “FRONTI EVROPIAN”

21 vjetori i themelimit të BDI-së, do të kremtohet në Shkup dhe Tetovë, njofton KlanM.

Nga BDI-ja njoftojnë se të Hënën në ora 12:00 në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, kryetari Ali Ahmeti do të organizojë panel debat në temë “Fronti europian”. Sic njofton KlanM, në debat do të marrin pjesë, Ali Ahmeti, Radmila Shekerinska, Petar Arsovski, Gazmend Ajdini, Teuta Arifi dhe të tjerë.

Pas debatit, Ahmeti do të ju drejtohet anëtarëve të partisë në një koktej me rastin e 21 vjetorit të ditëlindjes së BDI-së – thuhet në njoftimin e BDI-së.

Por, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, pra më 05 Qershor të Hënën në ora 14.00, sic njofton KlanM, edhe I ashtuquajturi “Grupi I Zjarrit” në BDI organizon manifestim për të shënuar datën e themelimit të BDI-së.

Derisa integristët do të kremtojnë në Shkup, “Grupi i Zjarrit” kanë përzgjedhur qytetin e Tetovës, kurse manifestimi do të mbahet pranë pallatit të Kulturës në Tetovë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, sic percjell KlanM, u themelua në Tetovë në vitin 2002, kurse rreth 20 vite ka qenë pjesë e Qeverisë. Kryetari i saj, Ali Ahmeti pasi hoqi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001 dhe pas dështimit për formimin e një këshilli ndërpartiak shqiptar në Maqedoninë e Veriut, veshi kostumin e udhëheqësit të partisë, në krye të së cilës vazhdon të jetë ende.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share