20 vite pranë refugjatëve, Angelina Jolie i jep fund bashkëpunimit të saj me OKB

Pas 20 vitesh shërbim, Angelina Jolie ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit të saj me OKB-në si e dërguar speciale e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët . Aktorja e njohur dëshiron të “punojë ndryshe” dhe për çështje humanitare me interes më të gjerë.

“Pas 20 vitesh pune brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara , ndjej se ka ardhur koha që unë të punoj ndryshe, duke u shërbyer drejtpërdrejt refugjatëve dhe organizatave lokale”-tha Angelina Jolie.

Filippo Grandi , kreu i HCR, shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Jolie ndër vite, duke theksuar se ajo ndikoi fuqishëm për t’u ndryshuar jetën refugjatëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një nga aktoret më ikonike të Hollivudit, ka kryer më shumë se 60 misione për UNHCR-në, duke bërë që mediat të fokusoheshin më shumë tek problematikat e refugjatëve në botë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share