Kaloi dy ditë në qeli, reagon Enca: Jam e bekuar me suportin…

4 ditë pasi u lirua nga qelia, këngëtarja Ruenca Haxhia ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram, fillimisht me një zemër të madhe të kuqe e më pas me fjalët më të ngrohta për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto kohë të vështira.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se Enca u arrestua më 12 Shtator pasi në ballkonin e shtëpisë së saj u gjetën 5 vazo të mëdha me bimë kanabisi. Bashkë me të u shoqërua dhe i dashuri i saj, i cili u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje. Këngëtarja kaloi 2 ditë në qeli, e më pas u la e lirë me urdhër të Gjykatës së Tiranës e cila i caktoi masën e “detyrim paraqitje”.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër arresti nga gjykata, por vetëm me iniciativë të OPGJ. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share