2 miliardë euro ndihmë ushtarake – Ukraina dhe Holanda nënshkruajnë marrëveshjen e garancisë së sigurisë

Presidenti i Ukrainës Voldymyr Zelensky dhe kryeministri holandez Mark Rutte kanë nënshkruar një marrëveshje garancie të sigurisë.

“Dokumenti përfshin 2 miliardë euro ndihmë ushtarake nga Holanda këtë vit, si dhe ndihmë të mëtejshme për mbrojtjen gjatë dhjetë viteve të ardhshme”, njoftoi Zelensky.

“Ai gjithashtu ka prioritet sigurimin e mbrojtjes ajrore, artilerisë, detit dhe aftësive me rreze të gjatë, me një theks të veçantë në forcimin e forcës ajrore të Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas në X (ish-Twitter), raporton Klankosova.tv.

Zelensky tutje tha se sipas dokumentit Holanda gjithashtu mbështet anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në BE dhe NATO.

“I jam mirënjohës kryeministrit Rutte për këtë marrëveshje, e cila do të forcojë mbrojtjen e Ukrainës, duke përfshirë qytetin e Kharkiv, ku u takuam sot”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share