Bombardimet në Bakhmut, tërhiqen forcat ukrainase

GRUPI MERCENAR “WAGNER” SANKSIONOHET PER HERE TE DYTE NGA BE

Forcat ruse po zhvillojnë bombardime rreth Bakhmut duke detyruar ukrainase që të tërhiqen. Së bashku me grupin mercenary rus Ëagner vazhdojnë të kryejnë përparimin përmes qendrës së qytetit. Për të dytën herë BE ka përfshirë në listën e sanksioneve sërish grupin Ëagner për pjesëmarrje aktive në agresionin rus kundër Ukrainës.

Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa territore në Bakhmut, ndërsa Rusia po kryen sulme me artileri të rëndë në qytet.

Inteligjenca britanike ka deklaruar se Moska ka shtuar trupat e saj gjatë dy ditëve të fundit ne qytet duke përmirësuar edhe bashkëpunimin me Grupit Ëagner. Ndersa forcat ukrainase po përballen me probleme të furnizimit.

Nga ana tjetër BE-ja ka shtuar në listën e sanksioneve grupin mercenar të Rusisë Ëagner për “pjesëmarrje aktive në agresionin rus kundër Ukrainës”.

Marrja e qytetit do të ishte fitorja e parë rendesishme e Rusisë në tetë muaj që do të hapte rrugë për të zoteruar më shumë territor në rajonin lindor të Donbasit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë po u bëjnë presion aleatëve për më shumë armë që Kievi te kryeje kunderofensiven e radhes.

Ministri i jashtëm i Ukrainës u shpreh se NATO duhet të luajë një rol më të madh në sigurinë në Detin e Zi dhe të integrojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Ukrainës me ato të aleatëve të aleancës .

”Deti i Zi është i dobishëm për ta bërë të gjithë Evropën paqësore dhe të orientuar drejt së ardhmes. Fatkeqësisht, Deti i Zi është gjithashtu një objektiv sulmues se sa shpejt gjërat mund të përkeqësohen nëse dikush neglizhon kërcënimet” – tha ministri i Jashtëm Ukrainas, Dmytro Kuleba.

Kuleba u shprej se samiti i ardhshëm i NATO-s në Vilnius do të tregojë se është koha e duhur për të korrigjuar gabimet e së kaluarës duke bërë hapa të vendosur përpara në rrugën drejt anëtarësimit të Ukrainës në kete aleance.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share