19 të vrarë të hënën nga sulmet ruse në Ukrainë

Si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë, 19 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, shkruan CNN.

Shpërthime të shumta tronditën Kievin dhe disa qytete të tjera të Ukrainës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si pasojë e sulmeve, që nga mëngjesi i të martës, disa zona në rajonet e Kievit, Lviv, Sumy, Ternopil dhe Khmelnytsky mbetën pa energji elektrike.

Më shumë se 1,000 njerëz janë përfshirë në shuarjen e zjarreve dhe operacionet e shpëtimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share