18 emigrantë u gjetën të vdekur në një kamion në Bullgari

Tetëmbëdhjetë emigrantë janë gjetur të vdekur sot në një kamion në Bullgari, kumtoi Ministria bullgare e Punëve të Brendshme.

“Sipas informacioneve fillestare, automjeti transportonte ilegalisht rreth dyzet emigrantë”, kumtoi Ministria. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por është përjashtuar mundësia për një aksident trafiku. Sipas mediave të Sofjes, një person është arrestuar, ndërsa dy persona të tjerë janë në kërkim.

Banorët vendas informuan policinë për një kamion të braktisur pranë fshatit Lokorsko, rreth njëzet kilometra larg kryeqytetit Sofje. Vijojnë kërkimet për kontrabandistët që u arratisën, tha ministria, duke shtuar se 11 të lënduar nga kamioni u dërguan në spital.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Që nga viti i kaluar, Bullgaria ka shënuar një rritje të emigracionit të paligjshëm në territorin e saj, pavarësisht ndërtimit të një gardhi me tela 234 kilometra të gjatë përgjatë kufirit me Turqinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share