150 kilogramë drogë u kapën gjatë aksionit të madh policor në Shkup

MPB zhvilloi një aksion të madh policor mbrëmjen e kaluar në Shkup. Aksioni kishte si qëëlim shkatërrimin e rrjetit kriminal të tregtisë me lëndë narkotike, përcjell Klan Macedonia. Siç raportohet nga MPB, janë sekuestruar 150 kilogramë lëndë narkotike me vlerë prej 400 mijë eurove.

Raporti i plotë i MPB-së

Më datën 02.05.2023 në aksion të përbashkët të koordinuar të nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, Njësiti Special Antiterorrist “Tigri” dhe të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup janë gjetur dhe sekuestruar 150 kilogramë drogë narkotike marihuanë me vlerë të përgjithshme prej 400.000 eurove, gjatë së cilës nga liria janë privuar katër persona.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në të vërtetë, rreth orës 17:00 në rr. “Skupi”, janë ndaluar tre automjete me tabela të regjistrimit të Shkupit, edhe atë “ford galaxy”, i drejtuar nga B.Z. (44), i cili kishte rolin e pastruesit, “peugeot expert”, i drejtuar nga R.Z. (49) ku bashkëudhëtar ka qenë bashkëshortja e tij XH.Z. (45), derisa automjetin e tretë “bmw” e ka drejtuar djali i tyre I.Z. (19), të gjithë nga Shkupi.

Pas dhënies së shenjës për ndalim nga ana e nëpunësve policorë për ndalimin e automjeteve, B.Z. me automjetin ka tentuar të arratiset, por shumë shpejt nga ana e nëpunësve policorë automjeti është ndaluar, kurse shoferi është privuar nga liria. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin “peugeot expert” janë gjetur 13 kuti të mëdha prej kartoni në të cilat ka pasur 102 paketime me marihuanë, kurse nga liria është privuar edhe shoferi i “bmw”, i cili ka pasur detyrë të paralajmërojë për prezencë të policisë.

Pas sigurimit të urdhërave për bastisje në shtëpi dhe në hapësirat tjera ndihmëse nga gjykatës në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale janë kryer bastisje në tri lokacione dhe një servis automekaniku në rajonin e Gjorçe Petrovit, gjatë së cilës janë gjetur edhe katër kuti tjera prej kartoni me 32 paketime me marihuanë, një terezi dixhitale e madhe, makinë për paketim, më shumë qese, tetë çanta të mëdha dhe qese me marihuanë, dy pasaporta të Rumanisë dhe katër plumba kalibër 9mm, informoi nga MPB-ja, Suzana Pranjiq Talevska.

Gjatë hetimit të realizuar, të cilin e ka udhëhequr policia, është vërtetuar se R.Z. me drogë është furnizuar në fund të muajit prill 2023 nga shtetas shqiptar, pas së cilës të njëjtën e ka vendosur në servisin e automekanikut, ku e ka ripaketuar dhe e ka vemdosur në kuti kartoni me qëllim të transportit të mëtutjeshëm për R. e Turqisë. Gjatë kësaj, përmes Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor përmes Interpol-it nga R. e Turqisë është marrë informatë se më datën 12.06.2013 R.Z. së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre janë kapur dhe janë privuar nga liria gjatë transportit të 14.560 gramë të heroinës, i cili ka qenë i fshehur në bunker special në automjetin “folkswagen feton”, pronë e tij, për të cilën vepër kanë vuajtur dënimin me burg në R. e Turqisë.

Gjatë ditës së sotme nga ana e SPB Shkup deri te PTHP Shkup do të parashtrohet kallëzim penal përkatës sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal për të gjithë katër personat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share