135 kundërvajtje trafiku në Shkup, 57 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 171 kundërvajtje, prej të cilave pesëdhjetë e shtatë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë gjoba për shoferët e motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për shoferët fillestarë…

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share